Site icon Telegrafi

Evertoni pritet t’i përdorë idetë e Atletico Madridit dhe Watfordit për të mposhtur Liverpoolin

Carlo Ancelotti pritet që sonte (e diele) të kopjojë strategjitë e Atletico Madridit dhe Watfordit në mënyrë që të mposhtë Liverpoolin.

Watfordi  në Ligën Premier dhe Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve, kishin arritur t’i mposhtin The Reds.

Trajneri italian luan më shumë me skemën 4-4-2 që kur erdhi në Goodison Park, mirëpo në ndeshjen që fillon në ora 20:00, pritet të ndryshojë strategji.

Watford kishte përdorur dy formacione në fitoren 3-0 ndaj Liverpoolit në këtë fillim vit, 4-4-2/4-2-3-1, duke përdorur aspektin mbrojtës të skuadrës së Diego Simeones.

Ancelotti mund të tentojë të bllokojë krahët e mbrojtjes, pasi Trent –Alexander Arnold dhe Andy Robertson janë pika kryesore e kundërsulmeve të strategjive të Jurgen Kloppit.

Nëse lojtarët e Evertonit arrijnë të ndalojnë edhe Mohamed Salahun e Sadio Manen, atëherë mund të marrin një fitore bindëse sikurse ajo e Watfordit. /Telegrafi/

Exit mobile version