Evertoni e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që ta shesë synimin e Milanit për këtë afat kalimtar, Richarlison.
Milani besohet se ka bërë ofertë për Richarlisonin muaj më parë, me synimin për ta transferuar në formë permanente gjatë verës.
“Ne nuk po mendojmë ta shesim atë, dhe jam i sigurt se tifozët nuk do të pranonin ëktë”.
“Lojtari është i lumtur këtu, ai po kënaqet me secilin moment”.
“Por, ne si klub nuk i vëmë çmim atij, pasi është e rëndësishme që ta mbajmë atë dhe të tjerët në ndërtimin e identitetit të klubit tonë”.
“Ne duhet të krijojmë këtë sepse në këtë klub ju duhet që të kuptoni kulturën dhe duhet që të bartni këtë identitet e kulturë te lojtarët që po vijnë”, u shpreh bosi i Evertonit, Marco Silva. /Telegrafi/