Site icon Telegrafi

Evertoni insiton për Brojën, por fillimisht duan ta largojnë një yll të skuadrës

Armando Broja do të largohet nga Chelsea, megjithatë pritet të mbetet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit shqiptar dhe Chelsea është gati ta lejoj largimin e tij.

Bologna dhe Milan e kanë në listën e dëshirave Brojën nga Serie A, derisa Borussia Dortmund gjithashtu e do në Bundesliga.

Lexo po ashtu Armando Broja përfundon në radarin e gjigantit turk

Por interesimi më i madh për shqiptarin është nga Liga Premier, ku skuadra si Everton, Ipswich Town dhe Wolverhampton Wanderers kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

The Athletic ka raportuar se Evertoni e ka prioritet transferimin e Armando Brojës, megjithatë klubi dëshiron së pari ta shes yllin anglez Dominic Calvert-Lewin.

Lexo po ashtu Armando Broja do të largohet nga Chelsea

Chelsea është gati ta lejoj largimin e Brojës vetëm nëse vije ndonjë ofertë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version