E ardhmja e Moise Kean është ende e hapur për t’u shkruar, ndërsa sulmuesi italian është duke bërë shumë mirë te PSG nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.
Ish-sulmuesi i Juventusit është në huazim nga Evertoni te kampioni francez që duket sa kanë shprehur dëshirë ta mbajnë.
Sipas L’ Equipe, në fund të sezonit Kean me siguri do të kthehet në Angli, por klubi nga Liverpooli do të ishte i gatshëm ta shiste atë plotësisht nëse PSG ishte i gatshëm ta paguante.
Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti në një intervistë për The Telegraph, ka thënë që klubi është i hapur.
“Nëse Paris Saint-Germain e dëshiron atë, ata duhet të hapin një diskutim rreth kësaj. Ne jemi të hapur, por nëse asgjë nuk ndodh, ai do të jetë një lojtar i Everton sezonin e ardhshëm”, deklaroi italiani.
Sidoqoftë, shifra nuk është e ulët, pasi flitet rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/