Jack Wilshere do të jetë një nga emrat më të përfolur për afatin kalimtar të verës së 2018.
Kjo pasi anglezi do të jetë lojtar i lirë dhe ky fakt tërheq shumë skuadra.
Sipas The Times, Toffees tashmë i kanë vendosur lojtarit 10 milionë euro në tavolinë dhe po presin përgjigjen.
Për mesfushorin ka shfaqur interesim edhe Milani, të cilët në rast se futen në Ligën e Kampionëve janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm për ta sjellë në San Siro.
Në garë është edhe Juventusi, që njihet për transferimin e lojtarëve me kosto zero.
Vlen të theksohet se trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se ka folur me Wilshere dhe i ka kërkuar të qëndrojë.
26-vjeçari në sezonin 2016/17 ishte i huazuar te Bournemouthi ku tregoi paraqitje të mira dhe kjo ishte arsyeja që u kthye pastaj në Emirates. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZuIVCYMkurM