Telegrafi

Evertoni e kontakton Barcelonën për Emersonin

(Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Evertoni ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit Emerson, i cili është në pronësi të Barcelonës – raporton gazeta spanjolle, Sport.

21-vjeçari u largua nga Atletico Mineiro në vitin 2019 për 12.7 milionë euro. Marrëveshja përfshinte një operacion të përbashkët financiar ndërmjet Blaugranëve dhe Real Betisit, me ç’rast të dy klubet paguan gjysmën e transferimit dhe posedojnë përqindje të caktuar të kartonit të lojtarit.

Emerson u bë lojtar i Betisit nga korriku i vitit 2019, ndërsa Barcelona e ka të drejtën e blerjes së plotë në vitin 2021 për gjashtë milionë euro.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barca pritet ta shfrytëzojë këtë të drejtë, mirëpo lojtari nuk ka të ardhme në skuadrën e katalunavse.

Lexo po ashtu Milani e do brazilianin e talentuar, Emerson

Për këtë arsye, shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, në mesin e tyre edhe Evertoni që pritet të bëjë ofertë formale. /Telegrafi/