Site icon Telegrafi

Evertoni e bën prioritet transferimin e James Rodriguezit

James Rodriguez mund të ketë shijuar sezonin e fundit si lojtar i Real Madridit, pasi në verë pritet largimi i tij.

Anësori kolumbian nuk është më pjesë e planeve të Zinedine Zidanes dhe me të përfunduar ky edicion do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Mundo Deportivo raporton se Evertoni e ka bërë prioritet transferimin e tij, derisa Carlo Ancelotti e dëshiron ribashkimin me të.

James ishte transferuar nga strategu italian edhe në kohën kur ishte te Bayern Munichu në formë huazimi, derisa tani e do te Tooffes.

Kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2021, derisa vlera e tij në tregun e transferimeve ka rënë dukshëm.

Real Madridi e kishte transferuar atë nga Monaco, duke paguar 70 milionë euro, mirëpo tani do të marrin rreth 50 milionë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version