Forma e mirë e Thorgan Hazard te Borussia Monchengladbach ka tërhequr shumë klube evropiane.
Belgu ka qenë fantastik në dy muajt e parë të këtij fillim sezoni në Bundesliga, duke shënuar katër gola dhe dhuruar tre asistime në tete ndeshjet e para.
Sipas Foot Mercato, Everton dhe Leicester City kanë shfaqur interesim yllin e Gladbach.
25-vjeçari shënoi në vikend në fitoren e thellë 4-0 të skuadrës së tij kundër Mainzit.
Thorgan është vëllai i Eden Hazardit, që aktualisht është pjesë e Chelseat.
Për lojtarin e skuadrës gjermane interes ka shfaqur edhe Atletico Madridi e Valencia, por kampionati anglez e tërheq më shumë.
Nuk duhet harruar se Thorgan ishte pjesë e Chelseat në këtë kaluarën, por nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje për skuadrën nga Londra. /Telegrafi/