Evertoni dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafirë të Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit anglez.
Evertoni nuk po përjeton një fillim sezoni të mirë edhe përkundër përforcimeve të mëdha, duke pasur vetëm dy fitore nga tetë ndeshje.
Në anën tjetër, skuadra e Arsene Wengerit është diçka më mirë, por në ndeshjen e fundit ka pësuar humbje dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve në këtë ndeshje.
Në këtë takim, nga minuta e parë luan mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi gjendet jashtë shkaku i lëndimit.
Në formacionin titullar vërehet edhe rikthimi i mesfushorit kreativ gjerman, Mesut Ozil. /Telegrafi/
Everton: Pickford; Keane, Jagielka, Williams; Kenny, Vlasic, Gueye, Baines; Sigurdsson; Rooney, Calvert-Lewin.
Arsenal: Cech; Koscielny, Mertesacker, Monreal; Bellerin, Ramsey, Xhaka, Kolasinac; Ozil, Alexis; Lacazette.