Manchester Unitedi është mposhtur me rezultat të thellë 4-0 nga Evertoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq synonin fitore për të bërë një hap para për një vend në Ligën e Kampionëve, por janë mposhtur thellë nga Evertoni dhe tani kanë më pak gjasa për të arritur një vend që i dërgon në garën elitë për klube.
Golat në këtë fitore të madhe të vendasve u shënuan nga Richarlison (13′), Gylfi Sigurdsson (28′), Lucas Digne (56′) dhe Theo Walcott (64′).
Nota më e lartë e ndeshjes ishte 8.8 dhe shkoi për dyshen e Evertonit, Digne dhe Sigurdsson që bënë një super-ndeshje.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për dyshen e Unitedit, Nemanja Matic dhe Marcus Rashford që u notuan me 5.9.
Everton:
Man Utd:
/Telegrafi/