Evertoni ka marrë një fitore spektakolare ndaj Arsenali me rezultat 2-1.
Topçinjtë ishin duke fituar nga pjesa e parë 0-1, por vendasit rikthyen gjithçka në të mirë të tyre në pjesën e dytë.
Sulmuesi brazilian Richarlison dhe ai anglez Gray ishin autorët e golave për Evertonin, teksa norvegjezi Martin Odegaard ishte shënuesi i vetëm për Topçinjtë.
Pikërisht braziliani Richarlison ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje 8,0.
Ndërkohë paraqitje të mirë tek vendasit patën edhe Demarai Gray e Seamus Coleman.
Lojtari me notën më të lartë te londinezët ishte Martin Odegaard, derisa notë të lartë mori edhe Bukayo Saka.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u rikthye nga lëndimi dhe luajti 90 minuta, ku mori notën 6,5. /Telegrafi/