Përkundër angazhimeve të shumta në karrierë, prezantuesja shqiptare, Eva Murati, tash e disa ditë është duke shijuar disa ditë pushimi.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga mijëra fansa, teksa nuk ngurron të ndajë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.
24-vjeçarja gjatë ditës së sotme (e enjte), ka publikuar disa fotografi atraktive në llogarinë e saj personale, Instagram.
Ajo shfaqet tejet në formë dhe natyrisht se në këto imazhe joshëse mori pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.
Për moderatoren tonë kanë shkruar edhe mediat e rajonit, duke e cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare.
Kujtojmë që punën e prezantueses, Eva e bën kryesisht në kuadër të emisioneve sportive, siç janë ato që i kushtohen Ligës së Kampionëve, ndërsa ka qenë fytyra reklamuese e shumë brendeve të njohura. /Telegrafi/