Site icon Telegrafi

Eva Murati flet për jetën private: I kam shkaktuar një dëm të madh vetes

Pak muaj më parë, moderatorja e njohur Eva Murati u përfol shumë për ndarjen nga i dashuri i saj, Genar Topalli.

Dyshimet linden pasi në festën e saj të ditëlindjes, ai nuk u shfaq në asnjë postim të Evës.

Teksa Murati është pyetur në lidhje me këto fjalë, moderatorja është shprehur se gjithçka është mirë mes tyre.

Por, ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në “Kafe In”, ku gjatë intervistës u pyet për çështjet e zemrës.

“Zemrën e kam top fare. Zemrën e kam shumë mirë nga të gjitha anët, asgjë të re, gjithçka shkon ashtu siç duhet.

Kjo është një temë që unë po përpiqem të mos futem shumë sepse e kuptoj dëmin e madh që i kam bërë vetes time për gjithë këto kohë që kam dhënë material tek të tjerët”, tha Eva.

Exit mobile version