Site icon Telegrafi

Eva Longorias nuk i ngutet që të humb në peshë

Eva Longorian shumëkush e këshilluan të ngutet në humbjen e kilogramëve që i fitoi gjatë shtatzënisë.

Bukuroshja latine e ka sjell gjashtë muaj më parë në jetë një djalë dhe është e natyrshme që të shtoj peshë.

Deri tani është shfaqur në shumë ngjarje, dhe komentet që ka marrë është se do të ishte më mirë që të dobësohej.

Megjithatë, Eva i tha revistës People se nuk ka problem me vetëbesimin dhe nuk nxiton të humbasë peshën.

“Njerëzit më thonë që të ngutem me humbjen e peshës, por nuk i dëgjoj ato. E shoh nënën dhe motrën time që janë gra të forta dhe veproj sipas tyre “, tha Eva.

Lexo po ashtu Eva Longoria reagon ashpër ndaj Donald Trumpit: Kjo nuk është Amerika

“Unë ngrit pesha të lehta dhe i jap trupit kohë që të mësohem për periudhën e pas shtatzënisë. Nuk është gjë e vogël të lindësh një fëmijë, kështu që nuk e detyroj veten të humb peshë shumë shpejt”, tha ajo.

Ndryshe, 43-vjeçarja ka sjell fëmijën e parë, djalin Santiago, në më pak se gjashtë muaj më parë dhe është e martuar me pronarin e një rrjeti kabllor meksikan, Jose Antonio Baston. /Telegrafi/

Exit mobile version