Eva Alikaj i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Ajo për publikun ishte e njohur si “Elsa” e shfaqjes “Pallati 176”, e cila hyri brenda gjatë kohës kur banorët po interpretonin këtë.
Përveç kësaj, ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë role të tjera si në filma ashtu dhe në teatër.
Konkurrentët u shfaqën të gëzuar në momentin që kuptuan se artistja është banorja më e re.
Sikurse edhe në spektaklet e tjera, edhe mbrëmë (e hënë) pati një sërë situatash.
Nga gara po ashtu u s’kualifikua Bledi Mane, i cili vendosi që të largohej vullnetarisht nga shtëpia, për t’ia bërë befasi Kiarës.
Kësaj të fundit mbrëmë iu bë një befasi nga babai i saj, ku mes tjerash u takua edhe me Luizin. /Telegrafi/