Eurovision 2022 nis sonte (e martë) dhe hapja e tij bëhet pikërisht me përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajati.
Këngëtarja shqiptare nis rrugëtimin e saj me këngën “Sekret” ndërsa është paralajmëruar një performancë energjike dhe unike, teksa ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe me veshjet e saj.
Teksa pritet të shihet se si do të vlerësohet paraqitja e Ronelës, tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.
“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”, ka shkruar Ronela në një postim në Instagram.
Krahas vëmendjes së madhe, faqja zyrtare në Instagram e Eurovison censuroi një fotografi nga performancës së Ronelës në provat e festivalit, duke u cilësuara se provokuese.
Por, megjithatë është njoftuar se asgjë nga performanca e artistët shqiptare nuk është censuruar dhe ajo pritet të shfaqet me të njëjtën koreografi që ishte planifikuar që nga fillimi.
Kujtojmë që për çmimin kryesor të Eurovision 2022 pritet të konkurrojnë rreth 41 shtete përfaqësuese.
Festivali mbahet në Torino të Italisë dhe nis sonte (10 maj) ndërsa finalja e madhe mbahet të shtunën e 14 majit. /Telegrafi/