Site icon Telegrafi

“Eurosig”, ndanë çekun prej 2 milionë eurosh për dëmet e shkaktuara nga vërshimet

 

Se sa serioze dhe sa shumë u kushton rëndësi klientëve të saj, kompania e sigurimeve “Eurosig” tregon fakti i një pagese pas vërshimeve të shkaktuara në zonën e Fierit. Çeku prej dy milionë euro nga këto dëme, kompanisë italiane i është dorëzuar të dielën, për sigurimin e punimeve që ka bërë kjo kompani në “Eurosig”.

 

Kompania e cila po merret me ndërtimin e punimeve të By-Pass-it në Fier, ka bërë sigurimin e projektit, ku në muajin shkurt të këtij viti, pas reshjeve, këto punime u vërshuan pas reshjeve.

 

E dëmet që janë bërë nga të reshurat kompania “Eurosig”, i ka ndarë çekun me dy milionë euro kompanisë punëkryese.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të dielën të gjithë bizneseve që të sigurohen në rast fatkeqësish natyrore.

 

“Rasti konkret e tregon, që në rast se kjo kompani nuk do të kishte qenë e siguruar do të kishte qenë e pamundur që ky dëm i madh i shkaktuar nga përmbytja në kantierin e vetë të ishte dëmshpërblyer. Kështu që ne do të vazhdojmë ta forcojmë këtë urë midis shtetit dhe sigurimeve për të promovuar vazhdimisht mesazh për t’u siguruar”, tha Rama.

 

Kurse Kadri Morinaj nga kompania e sigurimeve “Eurosig”, tha gjatë dorëzimit të çekut prej 2 milionë eurosh kompanisë italiane, se kjo shumë është bërë pas llogaritjes së dëmeve.

 

“Ky është një sigurim inxhinierik që ka bërë kompania italiane në momentin e fillimit të punimeve për rreziqet që ndodhin gjatë ndërtimit të by-pass-it të Fierit. Me këtë rast, kompania e sigurimit, ‘Eurosig’, pasi ka përllogaritur dëmin e shkaktuar, tani po bën shpërblimin me të gjitha dëmet e ndodhura në përmbytjet që u bënë në muajin shkurt”, tha Morina nga “Eurosig”.

 

Kryerja e pagesës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, e bën kompaninë “Eurosig” një ndër kompanitë më serioze në tregun e sigurimeve.

 

“Padyshim, kjo është një shenjë serioziteti, sigurie dhe bashkëpunimi që ofron Eurosig për të gjithë të siguruarit, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin për sigurimet e çdo lloji biznesi apo ndërmarrjeje në Shqipëri”, janë shprehur zyrtarët e Kompanisë “Eurosig”, për Telegrafin.

 

Përveç kësaj, kompania “Eurosig” ka kontrata sigurimi me kompani të mëdha serioze dhe prestigjioze në Shqipëri, ndërkombëtare dhe vendase, duke u bazuar në standardet evropiane të ofrimit të shërbimit, kanë treguar zyrtarët e kësaj kompanie. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version