Maqedonia është radhitur si vendi më i ndotur në Evropë, me dhjetë herë më shumë ndotje se niveli i lejuar.
Këto të dhëna i ka publikuar Euronews, duke u bazuar në Agjencinë Evropiane për Mjedisin Jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Euronews shkruan se trafiku i dendur dhe përdorimi i stufave me dru për ngrohje, shkaktojnë rritje të rrezikshme të ndotjes së ajrit, si pasojë e të cilit një pjesë e mirë e popullatës kërkojnë ndihmë mjekësore.
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur objektiv ambicioz për përmirësimin e cilësisë së ajrit për 50 për qind brenda dy viteve.
Vlen të theksohet se Maqedonia viteve të fundit është bërë temë në mediumet ndërkombëtare sa i përket ndotjes së ajrit, ndërsa këto ditë pritet që kjo çështje të diskutohet edhe në Kuvend, me iniciativë të opozitës maqedonase./Telegrafi/