Site icon Telegrafi

Eurodeputetja Von Cramon pas anulimit të festivalit: Është një gabim strategjik, shumë e mërzitur që Sunny Hill nuk do të mbahet këtë verë në Prishtinë

Foto: Telegrafi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po ashtu ka qenë në mesin e shumë figurave publike që ka reaguar për “Sunny Hill”.

Kjo pas raportimeve të djeshme (e martë) se festivali u anulua në Prishtinë dhe u zhvendos në Tiranë për edicionin e tretë me radhë.

Në një shkrim të bërë në Tëitter, eurodeputetja shprehet e mërzitur rreth lajmeve se këtë verë “Sunny Hill” nuk do të jetë në Kosovë.

“Jam shumë e mërzitur që Festivali Sunny Hill nuk do të mbahet këtë verë në Prishtinë”, tha ajo.

Lexo po ashtu Anulimi i “Sunny Hill” në Prishtinë - reagimet, zhgënjimet e gjithçka tjetër që u raportua rreth zhvendosjes së Festivalit në Tiranë

“Është një gabim strategjik pasi sjell njerëzit në Kosovë, promovon rininë e saj. Qeveria e Kosovës duhet të sigurohej që Sunny Hill 2022 të mbahet në Prishtinë, me shpresë se do të kthehet atje”, shtoi më tej von Cramon.

“Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë për shkak të zvarritjes për dhënien e pronës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Në anën tjetër, faji iu hodh edhe Komunës së Prishtinës ndonëse pati akuza të ndryshme nga të dyja palët. /Telegrafi/

Exit mobile version