Site icon Telegrafi

Eurodeputetja gjermane i përgjigjet Isa Mustafës: Të gjithë po e përkrahin integrimin në BE, jo vetëm të majtët

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, i është përgjigjur kryetart të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mutafa, i cili ditë më parë kishte bërë një postim në Facebook, ku ndër të tjera pyeste “A është raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, raportuese për krejt Kosovën apo raportuese e një partie politike të majtë, ashtu siç po sillet!?”.

Në lidhje me këtë deklaratë të Mustafës, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një reagimi në Twitter ka bërë me dije se politikanët, pa marrë parasysh nga cila familje politike vijnë, janë duke u munduar të bëjnë të mundur integrimin në Bashkim Evropian, reformat e stabilitetin, jo vetëm të majtët.

Lexo po ashtu Mustafa: Ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin e veprojnë në emër të Kosovës

“Jam e lumtur t’i tregoj Isa Mustafës se Parlamenti Evropian qëndron në anën e tij për aspiratat e Kosovës në BE. Ai nuk duhet të shqetësohet, pasi politikanët nëpër familje të ndryshme të partive, përfshirë atë nga vjen edhe partia e tij, familja e Partive Popullore Evropiane, janë të vendosur për integrimin në BE, reformën, stabilitetin dhe institucionet funksionuese, jo vetëm të majtët”, shkruan ajo./Telegrafi/

Exit mobile version