Site icon Telegrafi

Eurodeputetja Fajon: PE do të bëjë rekomandimin për liberalizim të vizave

Marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës sot, veçse i ka hapur dyert Kosovës.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se së shpejti do ta procedojnë në Parlamentin Evropian çështjen e vizave.

“E mirëpresim nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Kosovës dh Malit të Zi për Demarkacionin. Si raportuese qëndrojë e përkushtuar për liberalizimin e vizave”, ka thënë Fajon.

Ajo thotë se me të plotësuar dy kushtet, Demarkacioni që është afër përmbylljes, dhe luftimi i korrupsionit, Parlamenti Evropian do të nisë procedurat për liberalizim të vizave.

“Ne do ta procedojmë në Parlametin Evropian kur të dy kushtet plotësohen. Këtë ua kemi borxh qyterarëve”, ka thënë Fajon.

 

Exit mobile version