Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e saj si anëtare e këtij parlamenti.
Eurodeputetja Kokalari, përmes një shkrimi të bërë në profilin e saj në Facebook ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e parlamentit, dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.
Ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.
Arba Kokalari, 32 vjeç nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.
Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain kishin emigruar drejt Suedisë./Telegrafi/