Eurodeputetja Viola von Cramon, ka reaguar për sulmet e bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ndaj gazetarëve në Kosovë.
Sadriu i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, Cramon ka thënë se është duke e ndjekur nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve.
Ajo thekson se media, si ndër shtyllat themelore e demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e shprehjes pa frikë.
“Media e lirë është njëra nga shtyllat themelore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë e tyre për t’u shprehur pa ndonjë frikë. Për këtë jam duke monitoruar nga afër kampanjën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, shkroi Cramon.
Ndaj Prindon Sadiut të mërkurën gjatë ditës, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK thotë se është e alarmuar me gjuhën denigruese të Sadriut.
Tutje në reagimin e AGK-së theksohet se akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Sipas AGK-së në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre. /Telegrafi/
Free media is one of essential pillars of #democracy and #journalists must have the freedom to express themselves without any fear.
I am therefore closely monitoring the denigrating campaign organised against journalists in #Kosovo to fully understand recent events.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 9, 2022