E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri ka pritur në takim të premten eurodeputetin austriak Lukas Mandl.
Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni.
Ai më tej shkruan edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
“Faleminderit Ines Demiri për bisedën e shkëlqyer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni. Faleminderit! Vendet anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin këtë shembull”, shkruan eurodeputeti austriak, mbështetës i Kosovës.
Thx, @InesDemiri1, for our today‘s excellent exchange in the Ambassy of the Republic of #Kosovo in Jerusalem. By recognizing Kosovo #Israel has once again provided the world with an example of wisdom & vision. Faleminderit! תודה! The minority of EU-Members missing may follow. pic.twitter.com/YG0bQhGTw3
— Lukas Mandl (@lukasmandl) September 9, 2022
E lidhur me takimin me eurodeputetin Mandl, ka shkruar edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri.
“Ishte kënaqësi e madhe t’ju prisja në ambasadën tonë në Jerusalem. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj janë të bekuar që kanë një mik të madh si ju. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund për Kosovën, përfshirë liberalizimin e vizave dhe rrugën drejt BE-së”, shkruan ajo. /Telegrafi/
Dear @lukasmandl, it was a great pleasure to host you at our embassy in Jerusalem. The Republic of #Kosova & its citizens are blessed to have a great friend like you. Thankful for your endless support to Kosova, including visa liberalization and #EU path. #Austria #Israel ?????? https://t.co/z12rnRboxB pic.twitter.com/9AawSjmXzn
— Ines Demiri (@InesDemiri1) September 10, 2022