Site icon Telegrafi

​Eurodeputeti Terras viziton kanalin e Ibër-Lepencit pas sulmit terrorist

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar sot (e martë) kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Eurodeputeti Terras u njoftua nga afër rreth dëmit të shkaktuar, ku më 29 nëntor u krye sulmi terrorist në këtë kanal ujor, raporton KosovaPress.

Terras nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm në Varagë.

Ndryshe, punimet në riparimin e kanalit janë duke vazhduar me intensitet edhe gjatë ditës së sotme përkundër motit të ftohtë, ndërsa vendi po vëzhgohet nga forca të Policisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe QUINT kanë dënuar sulimin e 29 nëntorit në Varagë./KP/

Exit mobile version