Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev para deputetëve evropianë theksoi se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë.
Ai tha se duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga janë furnizuar me armatim.
Sipas tij, Putini, Rusia është i interesuar ta destabilizojë Ballkanin dhe duhet të jenë të kujdesshëm të mos lejojnë të ketë provokime tjera.
Ai po ashtu kërkoi nga KFOR-i që të ketë masa të tilla në mënyrë që të sigurohet se sulmi terrorist nuk mund të përsëritet.
Eurodeputeti nga Bullgaria po ashtu theksoi se dialogu është esencial për reduktimin e tensioneve, ndërsa siç tha ai qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia.
Kovatchev i bëri thirrje Serbisë dhe lidershipit atje që të zgjedh anë, ose me vendet demokratike e BE-në ose me Rusinë. /Telegrafi/
Bulgarian MEP Andrey Kovatchev:
?? influence is still malicious in neighboring countries, not only in ??, but also in ??, ??, and ??.
Final goal of the dialogue should be full recognition of Kosovo by Serbia.
Serbia should choose a side, either with the EU or with Russia. pic.twitter.com/rQmuKkOcun
— Admirim (@admirim) October 3, 2023