Eurodeputeti kroat, Ladislav Iliçiq ka thënë se Serbia është arsyeja kryesore e destabilitetit në Kosovë.
Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka quajtur një akt klasik terrorist.
“Ky sulm konfirmon atë që thashë në maj: Serbia është arsyeja kryesore e destabilitetit në Kosovë. Sulmi i grupit serb ndaj Policisë së Kosovës është një akt klasik terrorist. Nuk do të ketë autonomi politike të mundshme për komunitetin serb sot”, u shpreh ai.
Ndërkaq, eurodeputeti Tonino Picula, ka kërkuar masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
Ai tha se ngjarjet e fundit janë evidencë se sa e rrezikshme është situata.
“Ne kemi parë masa kufizuese ndaj Kosovës. Të paktën të njëjtat ose edhe më të gjera duhet të zbatohen për Serbinë. Për sukses të vërtetë, politika jonë duhet të jetë koherente. Nuk mund të kemi politika kaq divergjente ndaj Serbisë dhe Kosovës “, tha eurodeputeti kroat në Parlamentin Evropian.
Komisioneri për çështje humanitare, Janez Lenarçiq foli në emër të Komisionit Evropian në mungesë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, i cili ishte në udhëtim zyrtar.
Ai e kritikoi Serbisë për veprimet pas sulmit të 24 shtatorit, e cila i lartësoi tre sulmuesit serbë që u vranë pasi e sulmuan Policinë e Kosovës dhe shpalli zi për ta.
“Retorika nga Beogradi pas ngjarjeve të 24 shtatorit është shumë shqetësuese. Sikur edhe mbajtja e zisë për sulmuesit e vrarë. Edhe rritja e pranisë ushtarake në jug të Serbisë është shqetësuese“ tha ai. /Telegrafi/
Croatian MEP Tonino Picula:
“We have seen restrictive measures on Kosovo.
At least the same or even more extensive ones should be applied to Serbia.
For real success, our policy needs to be coherent.
We cannot have such divergent policies towards Serbia & Kosovo.” pic.twitter.com/rHQidqlVeT
— Admirim (@admirim) October 3, 2023
Croatian MEP, Ilcic:
This attack confirms what I said in May:
Serbia is the main reason for instability in Kosovo.The attack of Serbian militants on KP is a classic terrorist act.
There will be no political autonomy possible for the Serbian community today. pic.twitter.com/qaXl7EesU0
— Admirim (@admirim) October 3, 2023