Telegrafi

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga Sebria, ku gjatë ditës së djeshme u ndaluan mbi një mijë kosovarë në pikat kufitare.

Reuten ka shkruar në “X” se këto janë provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe.

Lexo po ashtu Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

“Provokime të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendës shefi i Policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë”, ka shkruar deputeti holandez.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë.

“Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orësh me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, ka thënë Sveçla. /Telegrafi/