Telegrafi

Eurodeputeti holandez: Pas shumë vitesh vonesa të panevojshme kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten ka komentuar heqjen e vizave për Kosovën.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se ky vendim hyri në fuqi pas shumë vitesh vonesa të panevojshme.

“Të paktën pas shumë vitesh vonesa krejtësisht të panevojshme që nga sot është i vlefshëm udhëtimi pa viza në BE për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Reuten.

Reuten ka shtuar se hapi tjetër është pranimi i Kosovës në BE.

“Tjetër, përpunimi i aplikimit për statusin e kandidatit. Kosova është Evropë”, është shprehur holandezi. /Telegrafi/