Site icon Telegrafi

Eurodeputetët: Qytetarët e Maqedonisë janë të frikësuar për të votuar (Video)

Shqetëson fakti që qytetarët e Maqedonisë janë të frikësuar për të votuar, tha eurodeputetja nga Partia Social Demokrate e Sllovenisë. Ajo gjithashtu shtoi se qytetarët duhet të sigurohen se askush nuk ka të drejtë ta ndëshkojë zgjedhjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më shqetëson fakti se njerëzit këtu janë të frikësuar se vota e tyre nuk do të jetë në të vërtetë votë e lire. Ekziston frikë nga dhe do të dëshiroja ta theksoj dëshirën time se njerëzit nuk duhet të frikësohen. Vota është e lirë dhe e fshehtë. Njerëzit do të duhej ta dinë se askush nuk do t’i ndëshkojë për zgjedhjen e tyre”, tha Tanja Fajon, eurodeputete nga Sllovenia.

Fajon shtoi se fushatën parazgjedhore por edhe dhe vetë zgjedhjet nga afër do t’i përcjellë Bashkësia Ndërkombëtare, kurse për herë të parë edhe Parlamenti Evropian do të dërgojë Mision Mbikëqyrës në Maqedoni. Eudodeputeti nga Gjermania dhe raportuesi në hije për Maqedoninë, Knut Flenkeshtajn tha se është për të ardhur keq që të rinjtë në Maqedoni nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për zhvillim dhe si pasojë e kësaj vendosin të shpërngulen nga vendi i tyre. Ai njëherazi theksoi se qytetarët nuk duhet të presin nga politikanët t’i bëjnë ndryshimet. Sipas Knut Fleckenstein, ndryshimet duhet t’i bëjnë vetë qytetarët.

“Biseduam për BE-në, për krizën, por nga shembujt që i dëgjuam, përveç negociatave politike, projektet konkrete tregojnë se ndryshimet janë të mundshme, nëse ne i nisim ato, e nuk i presim të tjerët. Unë jam politikan, por mos prisni nga politikanët të bëjnë ndryshime”, tha ai për Tv21.

Eurodeputetët ishin pjesë e debatit “Zëshëm për Drejtësi Sociale”, e cila u organizua nga Instituti për Socialdemokraci. Qëllimi i këtij debati sipas organizatorëve ishte shpalosja e mangësive të shoqërisë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version