Burime të “Euroactiv” thonë se vlerësimi pozitiv i Ukrainës për fillimin e negociatave nuk mund të jetë në tavolinë nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk bëjnë përparim, prandaj përmendet se BE do t’i japë dritë të gjelbër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në qershor.
Serbi-Mali i Zi është tashmë në bisedime midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por procesi i pranimit të Malit të Zi është disi i bllokuar dhe ndërsa Serbia vazhdon të hapë kapituj, nuk ka vullnet të vërtetë politik për t’u bashkuar me BE.
“Pasojnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në pritje të fillimit zyrtar të negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit”, thuhet në artikull.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur dje në Gjermani në kuadër të një vizite zyrtare, ndërsa sot në Berlin do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë mbështetje nga Scholz për hapjen e negociatave./Telegrafi/