Site icon Telegrafi

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes – Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Meriton Korencia ishte edhe njëherë vendimtar për Cluj.

Ylli kosovar ka shënuar në fitoren e skuadrës rumune përballë Petrolul që përfundoi 2-0.

Fillimisht, Cluj mendoi se kishte kaluar në epërsi në minutën e 34-të, por VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 41-të, Muntenau dështoi të shënonte për vendasit nga penalltia.

Por, në minutën e 48-të, Meriton Korenica realizoi një super gol nga distanca, për rezultatin 1-0.

Fitoren e Cluj e vulosi Kamara, kur shënoi në minutën e 73-të për 2-0.

Kjo paraqitje e shpërbleu atë me çmimin lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 7.8 nga Sofa Score.

Deri më tani këtë sezon, Korenica ka gjashtë gola dhe katër asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version