Në tregjet aziatike, vlera e euros ra në 0.99 dollar për herë të parë që nga viti 2002.
Më 5 shtator, vlera e funtit britanik ka në vlerën më të ulët në dy vjet e gjysmë, përkatësisht në 1.14 dollarë.
Monedha evropiane është në presion qëkur Rusia ndërpreu dërgesat me gaz për në Evropë përmes gazsjellësit “Nord Stream I”.
Euro drops below 99 US cents for the first time in 20 years. It's also dropping against other peers.
Looks like this is has as much to do with aversion to the Euro as it does to loving the USD pic.twitter.com/rv4ydP3iOA
— David Ingles (@DavidInglesTV) September 5, 2022
Autoritetet ruse thanë se ndërprerjet po bëhen për shkak të rrjedhjes së naftës në turbinat e gazsjellësit.
Kurse zyrtarët në Gjermani, shtet ku vjen gazi rus përmes këtij tubacioni, kanë thënë se ndërprerjet dhe reduktimi i furnizimeve të energjisë ruse, janë përpjekje e Moskës për të ndëshkuar shtetet perëndimore që kanë vendosur sanksione ndaj saj për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Njoftimi për pezullimin e dërgesave të gazit natyror po ashtu erdhi pasi ministrat e financave të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) vendosën çmim tavan për naftën ruse. /Telegrafi/