Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fittousi, ka deklaruar se francezët janë të befasuar nga tifozëria shqiptare.
Ai theksoi se ‘Euro 2016’ ndryshoi perceptimin që ekzistonte për shqiptarët, transmeton BW.
“Ishte shumë më ndryshe nga çfarë kemi parë. ‘Euro 2016’ ndryshoi perceptimin që ekzistonte për shqiptarët”.
“Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. Keni një tifozëri fantastike dhe një ekip shumë të mirë”, ka thënë Fittousi nga qyteti i Beratit.