Përveç paraqitjeve pozitive të tifozerisë shqiptare, sipas mediave britanike, ka edhe nga ata të cilët janë problematikë.
Duke bërë një rezyme të incidenteve që kanë shoqëruar këtë kampionat evropian, britanikja Daily Mail shkruan se është arrestuar edhe një tifoz shqiptar nga policia franceze.
Mbrëmjen e së dielës, kur Gjermania mundi Ukrainën 2-0, pati disa konflikte, edhe një shqiptar u arrestua për sulm ndaj një tifozi anglez, shkruan Daily Mail, por pa bërë të ditur identitetin e tyre.
Të dy u lënduan lehtë, por refuzuan ndihmën nga shërbimet e emergjencës, që ishin në zonë.