Site icon Telegrafi

EULEX-i nuk e zëvendëson Policinë e Kosovës në komunat e veriut

Misioni i EULEX-it ka shpërndarë deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell në lidhje me takimin e sotshëm të zhvilluar bë Bruksel.

EULEX-i ka vënë theksin te siguria dhe vakumi i krijuar në veri të Kosovës pas dorëheqjes së policëve serb.

“EULEX dhe KFOR-it janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale: nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre kjo përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Me tej, ata kanë thënë se nuk janë të mjaftueshme 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për ta menaxhuar situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

“Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie – një vakum në terren, në një situatë tashmë shumë të brishtë”, ka përfunduar EULEX citimin e deklaratës së Borrellit./Telegrafi/

 

Exit mobile version