Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX te shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.
Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte edhe zëdhënës i UÇK-së.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës.