Site icon Telegrafi

Euforia për Ronaldon nuk është e mirë për Juventusin, thotë Allegri

Allegri dhe Juve

Menaxheri i Juventusit, Massimiliaon Allegri, është duke u frikësuar nga vëmendja përreth klubit që prej kalimit të Cristiano Ronaldos në Torino.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, portugezi 33 vjeçar kompletoi një transferim në vlerë 100 milionë euro nga Real Madridi te Juventusi më herët gjatë muajit me shumë tifozë që u entuziazmun nga ky transferim.

Ylli porguez fitoi katër herë Ligën e Kampionve te klubi nga La liga dhe i bashkohet gjigantëve nga Torino në kërkim të titullit të kampionit të Evropës.

Allegri ka refuzuar që të entuziazmohet nga transferimi i Ronaldos dhe ka thënë se për Juven mund të jetë edhe më e vështirë tash mbrojtja e titullit.

“Cristiano ka shumë përvojë ndërkobëtare, e koj do të na ndihmojë, por duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Ka shumë eufori përreth nesh dhe kjo nuk është mirë. Ky vit do të jetë më i vështirë se të tjerët”.

“Kundërshtarët do të jenë më agresivë sepse kemi fituar shumë ndeshje dhe tash kemi lojtarë të shkëlqyer sikur ai”.

“Të gjitha ekipet do të jenë më të motivuara. Me Ronaldon, unë kam folur se sa i kënaqur dhe entuziast jam për kalimin e tij, kështu që do të ketë kohë për të folur për futboll”, u shrpeh Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version