Telegrafi

Etrit Berishën nga Lille e ndanë oferta që është dy milionë euro më e ulët se kërkesa e Atalantas

TURIN, ITALY - MARCH 14: Etrit Berisha of Atalanta BC gestures during the serie A match between Juventus and Atalanta BC at Allianz Stadium on March 14, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, prite të largohet nga Atalanta të cilët janë duke menduar shitjen e tij.

Klubi nga Bergamo madje i ka vendosur çmimin, pasi kërkon plot 7 milionë euro.

Në tavolinën e italianëve është një ofertë, ajo e LOSC Lille.

Etrit Berisha te Atalanta (Getty Images)

Francezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 5 milionë euro dhe nuk duan të investojnë më shumë se kjo shifër.

Atalanta deri më tani nuk ka marr ndonjë ofertë tjetër më të mirë dhe mund të mendohet dhe të vendos ta lirojë portierin shqiptar.

Lille nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka menduar edhe planin B.

Berisha drejt Ligue 1 (Getty Images)

Cedric Carrasso që është 36 vjeç është larguar nga Galatasaray dhe mund të përfundoj te Lille.

Ai ka luajtur me klubi te Ligue 1 si Marseille, Guingamp dhe Toulouse. /Telegrafi/