Telegrafi

Etrit Berisha nuk pranon të flasë për mediat (Video)

Duket se Etrit Berisha e ka përjetuar rëndë humbjen prej Izraelit.

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të papritur prej 3-0.

Berisha në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke me izraelitin Erhan Zahavin, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që portieri të jetë të mërzitur dhe nervozuar, duke refuzuar të flasë për mediat.

Pas kësaj humbje, Shqipëria zë pozitën e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë. /Telegrafi/