Kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Edy Reja, ku foli për ndeshjen ndaj Lituanisë që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 18:00.
Gardiani kuqezi u shpreh se ky takim do të jetë kyç për rrugëtimin e Shqipërisë.
“Unë mendoj që Lituania luajti shumë mirë në ndeshjen e parë. Taktikisht kanë luajtur shumë mirë dhe na kanë vënë në vështirësi. Ndoshta edhe ne nuk e kemi bërë ndeshjen më të mirë që duhet të bënim. Por tani vlen ndeshja e nesërme, ku ne duhet të jemi jashtëzakonisht të përqendruar dhe përgatitur. Do të jetë një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë”.
“Ndeshja kundër Kazakistanit ka qenë ndeshje pozitive, ku kam parë një grintë shumë më të mirë se kundër Lituanisë”.
“Gjithë çunat e dinë rëndësinë e ndeshjes. Nesër duhet të japin 110% për të arritur objektivin tonë. Kundër Lituanisë kemi humbur dhe nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë”.
https://www.youtube.com/watch?v=TvbjuCFj5gc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3C06LApjAiovUAthTismpgBZfrbu8E2WzwgrlyOTWANOZU9pn9hiJERis&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit
“Në grup kemi lojtarë të rinj. Ka shumë prurje të reja për shkak edhe të mungesave. Djemtë e rinj kanë kualitete, por iu duhet kohë që të luajnë me Kombëtaren dhe të ambienton. Duhet të japim maksimumin e tyre. Ne më të vjetrit duhet t’i ndihmojmë me të gjitha mënyrat. Kur të arrihet vetëbesimi në skuadër, gjithë ekipi do të përfitojë”, u shpreh Etrit Berisha.