Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i ka falënderuar tifozët për përkrahjen.
Ai u ka premtuar edhe më shumë suksese në të ardhmen.
“Desha t’ju falënderojë shumë nga zemra për emocionet që na dhatë në stadium dhe jashtë. Faleminderit që na përcjelli”.
“Është nder i madh të jesh anëtar i kombëtare shqiptare. Shpresojë tu kemi dhuruara emocion si na keni dhuruar ju ne. Edhe në të ardhmen do të mundohemi që të arrijmë rezultatet më të mëdha”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/