Site icon Telegrafi

Etrit Berisha largohet nga kombëtarja shqiptare, zëvendësohet nga Gentian Selmani

Portieri Etrit Berisha është larguar sot nga grumbullimi me Kombëtaren Shqiptare për shkak të një dëmtimi, ndërsa është gjetur menjëherë zëvendësuesi i tij.

Bëhet fjalë për portierin e Shqipërisë U21, Gentian Selmani, që është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Edi Reja,

Ai do ta plotësojë treshen e portës bashkë me Thomas Strakoshën dhe Alban Hoxhën.

Kuqezinjtë do të përballen nesër (e martë) në mbrëmje me Islandën.

Një sfidë vendimtare për fatet e eliminatoreve të Euro 2020-ës, ndërsa nga minuta e parë pritet të startojë pikërisht gardiani i Lazios, Thomas Strakosha. /Telegrafi/

Exit mobile version