Site icon Telegrafi

Etrit Berisha: Goli i parë na preu “këmbët”, duhet të kemi më shumë vetëbesim

Shqipëria doli me humbje 0-2 nga sfida e sotme ndaj Francës.

Në fund të ndeshjes për “RTSH”, portieri Etrit Berisha u shpreh se goli i pësuar shumë shpejt dhe kjo penalizoi disi kombëtaren.

“Unë mund të them që në ndeshje u futëm me qasje të mirë, por goli i parë erdhi shpejt dhe na preu këmbët”, ka thënë portieri i kuqezinjve.

“Kishim vështirë në markimin e mesfushorëve të tyre dhe ndaj Griezmann që nuk kishte ndonjë rol në veçanti dhe lëvizte në të gjithë fushën e lojës”.

“Kemi bërë dy raste që mund të bënim më mirë. Nuk kanë qenë vetëm dy ndeshjet e fundit pasi edhe ndaj Islandës kemi pësuar dy gola dhe duhet të përmirësohemi akoma më shumë”.

“Në mbrojtje kemi lojtarë të mirë që luajnë në ligat më të mira dhe të kemi më shumë përgjegjësi. Duhet të kemi më shumë vetëbesim dhe në ndeshjet e ardhshme do të jemi edhe më të mirë”, ka shtuar më tej Berisha.

Exit mobile version