Site icon Telegrafi

Etrit Berisha e mbyll për këtë vit, duhet të operohet

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Atalantas e ka mbyllur me futbollin për këtë vit.

Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës.

Operacioni do të kryhet nesër dhe portieri i kombëtares sonë do të kthehet të luajë vetëm vitin e ardhshëm. Kështu, Berisha do të mungojë në ndeshjet kundër Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.

Atalanta ka treguar formë të mirë këtë vit duke u pozicionuar në vendin e pestë me 28 pikë.

Berisha ka qenë njëri ndër pikat kyçe prej ardhjes së tij nga Lazio. /Telegrafi/

Exit mobile version