Telegrafi

Eto’o: Messi e meriton çmimin e më të mirit nga FIFA

Samuel Eto’o ka thënë se Lionel Messi duhet të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Lojtar, ish-lojtarë dhe trajnerë kanë filluar të futen brenda sallës ku do të ndahet çmimi i ‘The Best’ nga shtëpia e futbollit botëror në Milano.

Legjenda e Barcelonës ka thënë se pesë herë fituesi i Topit të Artë e meriton ta fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Lionel Messi (Foto: Marca.com)

“Leo (Messi) e meriton ta fitojë çmimin e më të mirit nga FIFA. Nëse jo ai, atëherë kush tjetër do ta meritonte”, ka thënë kamerunasi.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë apo ‘FIFPro World XI’ ka 'rrjedhur’ gabimisht në internet – zbulohen më të mirët

“Ai ka shënuar më së shumti gola dhe ka bërë më së shumti asistime në sezonin e kaluar, për mua ai është më i miri”, ka shtuar më tej Eto’o.

Messi, Ronaldo dhe Van Dijk, janë në listën e ngushtë për ta fituar këtë çmim, derisa holandezi shihet si favorit shkaku i triumfit në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në sezonin e kaluar. /Telegrafi/