Ish-sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, për mikrofonat e Telefoot ka thënë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.
Ish-ylli i Barcelonës i ka dal në mbrojte ish-trajnerit të tij duke thënë se spanjolli vazhdon të jetë më i miri në aspektin taktik dhe gjithmonë arrin që t’i bëjë skuadrat që i menaxhon të luajnë mirë.
“Pep ka gjithçka për të pasur sukses te City. Për mua ai ende është trajneri më i mirë në botë”.
“Ai gjithmonë i bënë skuadrat të luajnë sipas ideve të tij dhe kështu po bën edhe në Angli”,
“Në aspektin taktik ai vazhdon të jetë më i miri, nuk ka nevojë të shtojmë diçka më shumë këtu”, ka thënë Eto’o. /Telegrafi/