Telegrafi

Eto’o flet për momentin e errët të Messit: Më ka falënderuar, një këshillë e imja ia ndryshoi karrierën

Samuel Eto’o është rikthyer të flas për një moment të errët në karrierën e Lionel Messit.

Sulmuesi kamerunas ka luajtur për disa vite përkrah gjeniut argjentinas Lionel Messi te Barcelona dhe ishin miq mjaftë të mirë.

Eto’o ishte pjesë e Barcelonë kur Messi kaloi në ekipin e parë dhe fillimisht foli për hapat e parë të argjentinasit.

“Messi po vinte te skuadra e parë shpesh herë, por shkonte edhe te ekipi B për të zhvilluar ndeshje”.

“Menjëherë e kuptuam se çfarë lojtari do të bëhet dhe jam i lumtur për të, pasi e gjitha është merita e tij”.

“Messi nuk ka ndryshuar absolutisht asgjë, është gjithmonë ai personi i mirë që e kam njohur”, ka deklaruar Eto’o për DAZN.

39-vjeçari ka zbuluar se gjatë një momenti të errët në karrierën e Messit, ai e ka këshilluar diçka gjë që është falënderuar pastaj nga Messi.

“Kishte edhe ai momente të errëta në karrierë dhe e kam këshilluar për të ndryshuar disa gjëra gjë që ia ndryshuan karrierën këshillat e mija”.

“Ishte vet Messi që tha se falë këshillave të mia karriera e tij ndryshoi, ai më ka falënderuar për to, por nuk do t’i zbuloj ato këshilla”, tha Eto’o.

Ish-sulmuesi kamerunas thotë se është krenar dhe i lumtur për Messin që ka shkruar historinë me Barcelonën.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur me të arriturat e Leos. Ai ka shkruar histori e cila nuk ka mbaruar ende dhe se është shumë e vështirë që dikush t’i arrijë sukseset e tij”, përfundoi Eto’o.

Sulmuesi afrikan qëndroi për pesë vite te Barcelona, nga viti 2004 deri më 2009 ku fitoi dy Liga të Kampionëve, tre tituj të kampionit në Spanjë dhe një Kupë të Mbretit.

Gjatë pesë viteve qëndrim në Camp Nou, kamerunasi shënoi 130 gola dhe bëri 40 asistime në 199 ndeshje zyrtare me Barçën. /Telegrafi/