Telegrafi

Etnon nuk do të bëjnë më albume

Reperi i grupit Etnon, Genc Prelvukaj, ka paralajmëruar se grupi Etnon nuk do të realizojë më albume.

Duket se producenti dhe reperi i njohur ka vendosur që të ndjekë hapat e disa prej emrave të njohur të skenës për të mos realizuar tani fare albume.

Janë këngë ‘single’ që do të lansohen nga Genci dhe Etnon në të ardhmen dhe këtë ai e ka konfirmuar në një prononcim për Bota Sot.

“Në muajin shtator ndryshoi shumëçka te Etnon. Krijuam parime të reja. Nuk ka më albume dhe nuk ka më pauza të gjata. Këngë të reja do të ketë obligativisht çdo 3-5 muaj. Krijuam këngën “Mëngjesi im” pastaj “Shqip dance” dhe së fundmi këngën “Pa Ndjenja”. Me të trija këngët dolëm mirë’, u shpreh Genci. /Telegrafi/