Site icon Telegrafi

Etnon në New York: Koncert që nuk harrohet kurrë (Video)

Në kuadër të turneut të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reperët e grupit Etnon fillimisht kanë mbajtur një koncert në New York.

Atmosfera ka qenë aq e mirë saqë vet Genc Prelvukaj dhe Milot Hasangjekaj e kanë konsideruar si një mbrëmje që “nuk harrohet kurrë”.

Teksa këndonin hitin e tyre të madh “Albanian”, i gjithë publiku këndonte me ta.

“Mbrëmë në New York. Koncert që nuk harrohet kurrë. Sonte vazhdojmë në Boston e nesër në Michigan”, shkruan në përshkimin e videos.

Ndryshe, pas koncerteve në SHBA, Etnon vazhdojnë në Angli, Gjermani dhe pastaj në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version